Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jetojmë në vitin 2018 por një shkollë në fshatin Orosh nuk ka ende dritë elektrike.

"A mund të ketë integrim kur shkollat s'kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!" Shqetësimin prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës e bëri në forumin e qytetarëve për sigurinë publike ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Shkak sipas Dom Gencit ishte fakti që një familje nuk lejonte të kalonte linja e energjisë elektrike aty.

Denoncimi i kësaj ngjarje e vuri në siklet Drejtorin rajonal të arsimit Bardhok Pulaj i cili si drejtues i këtij institucioni nuk dinte gjë për këtë problem.

Pasi iu drejtua me ironi, drejtori tha se do verifikohet dhe brenda javës do të zgjidhet.

"Meqë Dom Genci është ngarkuar me sjellë dritën hyjnore të garantojmë që nuk ka shkolla pa drita. Shkollat e Mirditës janë të gjithë ristrukturuara. Do e verifikojme dhe do e rregullojmë. Nuk e dija. Brenda javës do të ketë dritë në Orosh"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prifti-denoncon-para-ambasadores-mund-te-kete-integrim-kur-shkolla-ska-drite-i-versulet-drejtori-i-arsmit