http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Renda pret spostimin e listës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Ndonëse ende nuk dihet nëse do të procedohet me arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, burimet thane se sipas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, ligji kërkon që ish-deputeti tashmë të rimerret serish ne pyetje.

Pas këtij veprimi nëse ka prova të reja, grupi i prokurorëve mund të procedojë me mandat arresti, të cilin e kërkuan që në nisje të hetimeve ashtu dhe me vijimin në gjendje të lirë.

Aktualisht prokurorët janë ende në pritje të dy letërporosive nga Italia dhe Greqia, të cilat mund të hedhin dritë mbi veprimet e ish-ministrit të brendshëm. Ndonëse nga Italia rimarrja në pyetje e financierit të grupit të Habilajve nuk solli ndryshime, pasi Seitaj deklaroi se Tahiri nuk ka lidhje me grupin, prokurorët presin nga autoritetet greke te dhëna te tjera.

Nëse nga Greqia do të vijnë prova të cilat zbardhin qëndrimin e ish-ministrit të brendshëm apo dhe dyshimet e takimit me Habilajt, atëherë akuza do t?i drejtohet sërish gjykatës për legjitimimin e masës së arrestit me burg.