Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, e ka cilësuar të vështirë ekstradimin e biznesmenit Arbër Çekaj nga Gjermania.<br /><br />Në emisionin ?Repolitix?, në Report Tv, Ndreu deklaroi se është pikërisht politika që ndikon negativisht në këtë proces, pasi duke hedhur akuza të shumta dhe përmendur shpesh emrin e personi që do të ekstradohet, i jep mundësinë atij që të fitojë azil në vendin ku është kapur.<br /><br />Sipas tij, në çdo vend të botës ka banda dhe lidhje politike me krimin, por në vendin tonë sipas tij, politika është e çorientuar në luftën antikrim.