Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e biznesmenit Arbër Çekaj në Gjermani, i dyshuar si porositës i ngarkesës me banane në të cilat u gjetën 613 kg kokainë në shkurt të këtij viti.
Pas vëzhgimit disa mujor, policia gjermane kishte lokalizuar në një banesë dy-katëshe në Dyseldorf, një shtetas me emrin Arbër Jansen, për të cilin kishte dyshime se ishte personi i kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kokainën në Durrës.

Dy javë më parë, dy hetues nga Shqipëria kanë shkuar në Gjermani dhe bashkë me policinë vendase, kanë mbajtur në vëzhgim të dyshuarin deri të premten kur u bë arrestimi i tij në banesën ku jetonte prej disa muajsh.

Mësohet se në momentin e arrestimit, biznesmeni i bananeve nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka tentuar të largohet ndërsa policia thotë se ai fshihej me identitet të ndryshuar pasi kishte marrë mbiemrin e gruas daneze me të cilën jetonte.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt, vetëm 24 orë para kapjes në Durrësit të kontenierrit të porositur nga kompania e tij Arbri Garden, ku u gjetën 613 kg kokainë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa me qëllimin për ti shpëtuar ndjekjes policore.

Pas arrestimit, Çekaj pritet të merret në pyetje në Gjermani dhe më pas ti nënshtrohet procedurës së ekstradimit në Tiranë ku do të përballet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas kapjes së kokainës në banane në magazinën e Arbër cekajt në Maminas, u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Ata janë lënë nga gjykata në masën "arrest me burg" masë të cilën e kanë ankimuar edhe ne të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestimi-kokainen-arber-cekaj-ne-gjermani-me-identitet-tjeter