Partia Demokratike përmes deputetit Bardh Spahia denoncoi edhe sot atë që ajo e quan skandali i vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme.

Sipas Spahisë, pjesë e kësaj nisme të qeverisë, pas Ministrisë së Arsimit, është bërë edhe Ministria e Shëndetësisë. Ai publikoi edhe emailin sipas të cilit është dërguar nga MSH për mbledhjen e të dhënave të pacientëve si numri i kartës së identitetit, telefonit apo dhe emailin.

Deklarata e deputetit Bardh Spahia:

Partia Demokratike disponon dhe po publikon dokumentat që provojnë se nuk është vetëm Ministria e Arsimit që urdhëron mësuesit t?u marrin prindërve të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit, telefonit dhe email. Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore.

Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se ?plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit?.