Surprise Me!

Ora News - "5 Maji, Xhafaj: Vetingu e vetmja rrugë për tu ndarë nga ata që e përbaltën

2018-05-15 0 Dailymotion

Sot është dita e Dëshmorëve të Atdheut. Eshtë dita për të kujtuar edhe 222 punonjës policie që sakrifikuan jetën e tyre për qetësinë dhe sigurinë e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në kohë të ndryshme.

Në një ditë si kjo ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i nënvizoi efektivëve të policisë se ishte krah tyre, për ti mbështetur dhe inkurajuar në luftën e pa kompromis me krimin dhe në përballje me paligjshmërinë.

Në këtë kuadër ministri nënvizoi se është dhe procesi i vettingut, si "e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e policisë; nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetëdorëzuan ilegalitetit dhe krimit."

"Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE!" nënvizoi më tej ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në ceremoninë e homazheve me rastin e 5 Majit.

Më tej ministri rikonfirmoi dhe një herë se procesi i vetingut nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli.

"Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht."

Ngritja e një trupe policie me elementë që përmbushin standardet profesionale, me integritet njerëzor dhe të paprekur nga dukuritë kriminale, është përpjekja jonë për të përmirësuar jetën e përgjithshme të qytetarëve, por edhe për të rritur më tej frymën pozitive brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Buy Now on CodeCanyon