Surprise Me!

Ora News - Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta

2018-05-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e Transportit Ndërqytetas kërkon konsulta me ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për rikthimin e linjave ndërqytetase, në të kundërt kanë paralajmëruar nisjen e protestave.

Në një deklaratë për mediat kreu i shoqatës Kujtim Mema tha se ministria synon rikthimin e 43 linjave, nga 80 të firmosura nga ish ministri Sokol Dervishaj, dhe më pas u shfuqizuan. Mema ngriti si problem dhe faktin që në vend janë 250 automjete që ofrojnë shërbim të palicencuar.

"Kemi kaq kohë që flasim, presim e presim por dhe durimi ka një kufi. Sot i bëj thirrje të gjithë transportit ndërqytetas të jenë gati. Nëse nuk marrin masa ne hidhemi në protesta"

Por ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e kontaktuar nga Ora News është shprehur se përfaqësuesit e shoqatës janë thirrur disa herë në takim në lidhje me këtë çështje.

Sa i përket rikthimit të linjave ministria sqaron se do u vendoset në bazë të nevojave dhe studimit të realizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shoqata-e-transportit-nderqytetas-paralajmeron-protesta

Buy Now on CodeCanyon