Surprise Me!

Report TV - Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur, dyshohet për një kufomë brenda

2018-05-15 0 Dailymotion

Gjendet në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë Krujë një automjet i djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia, të cilët kanë rrethuar vendin e ngjarjes. <br /><br />Automjeti i djegur është një 'Volkswagen Turan'. Mësohet se rreth këtij automjeti fshihen enigma të shumta pasi nuk dihet arsyeja pse është djegur dhe fshehur në atë vend.<br /><br />Nga burime të pa konfirmuara dyshohet se në brendësi të automjetit gjendet një kufomë e djegur. Nga ana tjetër, policia nuk ka lejuar afrimin e gazetarëve pranë automjetit të djegur, ndërkohë që vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Buy Now on CodeCanyon