https://www.tvklan.al Emision info-entertainment nga Nevina Shtylla dhe Eni Shehu

Janë përjetime shumë personale, por baladat e Ylli Limanit i këndon i madh e i vogël.
Pa një label nga pas që t?i menaxhojë karrierën e t?i sigurojë koncertet, 23-vjeçari duket të jetë një rast i pazakontë në tregun e muzikës, që viteve të fundit po udhëhiqet nga kompanitë e menaxhimit.

?Nuk kam dashur kurrë të jem pjesë e ndonjë grupi edhe pse sakrificat dhe mundi janë shumë të mëdha?, tha Limani.

Videot në Youtube i ka shumë të thjeshta. Ndonëse pa praninë joshëse të ndonjë modeleje, ato numërojnë me miliona shikime.
E megjithatë, video e sapoprezantuar ?S?ka Dashni? në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore Dani, u duk si një devijim i tij nga stili që ishim mësuar.
A ishte ky kompromisi që Yllit të baladave, i?u desh të bënte për të arritur shpërthimin komercial?

Për më shumë ndiqni në linkun:
http://tvklan.al/video-te-pathenat-e-yllit-te-baladave-kengetari-flet-per-marredhenien-me-tunen/