Surprise Me!

Ora News - Viktima, një kosovar? Autorët e vranë dhe dogjën makinën në Fushë Krujë

2018-05-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas nga Kosova dyshohet se është personi që u gjet i shkrumbuar në Derven të Fushë-Krujës. Xhafer Osmani është pronari i automjetit ?Wolkswagen? dhe njëkohësisht mendohet se mbetjet njerëzore që u gjetën në makinë, i përkasin atij. Megjithatë pritet përgjigjja e AND-së.

Një burrë është gjetur i shkrumbuar brenda makinës së tij në Derven të Fushë Krujës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për automjetin. Pas verifikimeve, uniformat blu kanë ngritur dyshime se viktima është Xhafer Osmani, nga Mitrovica e Kosovës.

Automjeti i djegur është një ?Volkswagen Turan?, e cila është në pronësi të Osmanit.

Identiteti i saktë do të zbulohet vetëm pasi specialistët e grupit hetimor të kryejnë analizat e AND-së.

Ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur. Rezulton se ky automjet para 5 ditësh kishte hyrë nga Kosova.

Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.

Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viktima-nje-kosovar-autoret-e-vrane-dhe-dogjen-makinen-ne-fushe-kruje

Buy Now on CodeCanyon