Bulevardi i Ri, një nga projektet më madhore të Bashkisë së Tiranës vijon të shtrihet më tej dhe tanimë ai lidhet me rrugët në lindje e perëndim, duke krijuar një rritje të mundësive të qarkullimit për banorët e Bregut të Lumit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj, inspektuan së bashku hapjen e segmentit të dytë të Bulevardit të ri si dhe përfundimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, i cili për herë të parë ka shpëtuar nga përmbytjet mijëra familje.

Teksa komentoi projektin, Rama tha se Tirana tashmë do të ketë edhe një sipërfaqe të gjelbër të krahasueshme për nga përmasat me Parkun e Liqenit.

?Jo vetëm që kemi një aks të ri ekologjik në vijën e lumit të Tiranës, jo vetëm me kryerjen e këtyre punimeve krijohet një mundësi e re qarkullimi për banorët. Por së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri qendror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe i atraksioneve të një parku, një volum plotësisht i krahasueshëm me atë që sot është Parku ekzistues i Liqenit të Tiranës dhe kjo është një vepër që është e dyta në historinë e qytetit në përmasën e gjelbër pas parkut të liqenit të Tiranës?, shtoi Rama.