http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapen 900 metrat e bulevardit te ri te Tiranës. Nga kjo e diele ky segment do te jete shëtitorja me e re për banoret e kryeqytetit, ndërsa pas tre muajsh do te jete funksional edhe për makinat.

Ashtu si ne nisjen e këtij investimi, kryeministri Rama u shpreh se ndërtimi i bulevardit është projekti me i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik te Tiranës. Duke mbështetur ndërtimin e kullave te larta, kreu i qeverise tha se plani francez i qendrës me kulla ikonike duhet te pasqyrohet edhe ne zonën e re te bulevardit

Zona veriore e Tiranës, do te jete një nga lagjet me te zhvilluara dhe me cilësore sa i përket infrastrukturës. Pas disa vitesh do zone do te strehoje rreth 100 mije banore. Erion Veliaj i cili synon mandatin e tij te dyte thotë se është ne beteje me kohen e humbur. Fjalimi i tij nisi dhe u mbyll me falenderimin ndaj kryeministrit, ideatorin e projektit te bulevardit kur Edi Rama drejtonte Bashkinë.

?Faleminderit Edi?! Tashme jemi ne beteje me kohen e humbur?.

Me një batute te artikuluar shpesh nga kryeministri edhe Veliaj thotë se te tjera projekte te rëndësishme e presin Tiranën.

Por Edi Rama thotë se zhvillimi i Tiranës dhe gjithë vendit do te jete me i madh mandatin tjetër qeverisës se socialisteve, pa përjashtuar bashkëpunimin me Erion Veliajn.

Jo vetëm ne këtë mandat te kryetarit te bashkisë se Tiranës por ne mandatin e ri qeverisës ne do te bëjmë me kryetarin e bashkësie shume me te tepër nga sa kemi bërë.

Bulevardi i ri me gjatësi 1.8 kilometër deri ne lumin e Tiranës do te marre formën e plote ne fillim te 2019 para zgjedhjeve vendore .