Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
25 vjeçari Brion Skrapari, i cili humbi jetën mëngjesin së dielës pasi nuk I mbijetojë dot plagëve të marra pas hedhjes nga ballkoni i katit te tretë, kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime mendore.

Kjo u është pohuar efektive të policisë nga të afërmit e 25- vjeçarit, i cili gjatë mbrëmjes së të shtunës pas një grindje qëlloi me thike të atin 60- vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës dhe nënën e tij, e cila kishte hyrë për ti ndarë

Nuk dihen ende motivet e vërteta që çuan në këtë ngjarje të rëndë, por shkak për grindjen mes 25 vjeçarit dhe babait të tij, dyshohet te jenë bërë disa materiale që 25-vjeçari shikonte në kompjuter dhe kishin të bënin me ekstremizmin islamik.

I moshuari i kishte kërkuar të birit që të mos i ndiqte më ato dhe kjo dyshohet të jetë shkaktua konfliktin që degradoi ne dhunë fizike mes 25 vjeçarit dhe babait të tij.

Familja Skrapari kishte 10 ditë që ishte vendosur në një apartamentin ku ndodhi ngjarja të cilin e kishin marrë me qira. Sherri në familje mbrëmjen e së shtunës është dëgjuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar Policinë.

Ndërkohë policia pret të marrë në pyetje dy prindërit e 25 vjecarit të cilët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-riu-godet-prinderit-me-thike-dhe-hidhet-nga-kati-i-trete