Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkodranët janë europianë dhe populli shqiptar e meriton Europën. Ky ishte mesazhi i ambasadores së BE, Romana Vlahutin gjatë një deklarate për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në festën e luleve.

Ambasadorja u pyet nëse e meriton politika Europën, por ajo u përgjigj shkurt: Populli shqiptar e meriton Europën.

"Sepse bashkësia europiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve", tha Valhutin.

"Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu", tha ndër të tjera ambasadorja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-meriton-politika-europen-vlahutin-populli-shqiptar-e-meriton-e-europen