Surprise Me!

6 mije fermere aplikojne per masa mbeshtetese

2018-05-15 0 Dailymotion

25 vite duke prodhuar erëza me destinacion tregun europian. Kjo është ferma e Arben Islamit, i cili na tregon se tregu vendas njeh shumë pak nga prodhimet e tij. Arbeni dëshiron ta zgjerojë fermën e tij, ndaj dhe ka aplikuar për masa mbështetëse, që agjencia e zhvillimit bujqësor dhe rural ka çelur në ndihmë të fermerëve.

Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, e cila na shoqëroi gjatë vizitës sonë në fermën e erëzave, thotë se qeveria këtë vit ka krijuar lehtësia për fermerët aplikantë, ndërsa ka vënë në dispozicionin e tyre 20 milionë Euro.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ka shpallur listat paraprake për fermerët përfitues, të cilët tashmë kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë dokumentet shtesë.

Përgjatë 2018, masat me aplikimet më të shumta kanë qenë matrikullimi për lindjet e reja, grumbullimi i faturave të qumështit, bashkëpunimi për grumbullim me pikat e fidanëve, si dhe bletaria. Sa i takon skemës së investimeve, aktualisht po vlerësohen 260 dosjet e dorëzuara dhe pas një muaji pritet të publikohet lista paraprake në faqen e AZHBR.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon