Surprise Me!

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (06 maj 2018)

2018-05-15 1 Dailymotion

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-34-sezoni-10/

Vëlla e motër, File dhe Vero janë protagonistët e sotëm të seancës së ndërmjetësimit në rubrikën ?Shihemi në Gjyq? të emisionit ?E Diela Shqipare? për shkak të një konflikti parash.

Familja e Veros ka qenë pjesë e një kalvari të gjatë gjyqësor, ndaj dhe e motra e ka ndihmuar financiarisht. Por ai refuzon të ketë dijeni për këtë borxh që i ka dhënë File.

Vero tregoi si nisi historia e tij.

?Problemi ynë daton herët, po bën rreth 12 ? 13 vjet. Unë kam qenë punonjës pranë stacionit të zjarrëfikëses në Vlorë. Në një nga ditët kisha vendosur do shkoja me shpenzimet e mia, por kisha vendosur të merrja dhe makinën e nipit për efekt të një dokumenti që kisha për të marrë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë sepse aty ndodheshin fëmijët e vëllait tim. Më datë 20 Prill 2015 unë jam nisur për në Sarandë dhe për më shkurt i rash nga bregu. Në rrugë më dolën 3 persona të panjohur, më bënë shenjë për të ndaluar. Ata ishin të veshur jo mirë dhe për t?i respektuar se ishin punëtorë, i mora?.

Ai vijoi duke thënë se i ndihmoi të tre të panjohurit pa e menduar se çfarë peripecish e prisnin. Kur arritën në destinacion, pra në Jorgucat, ata i thanë se do të kalonin kufirin në mënyrë ilegale dhe i thanë rreth 5000 lekë për transportin.

Por duke vijuar rrugën e ndaloi policia dhe e akuzoi për transport emigrantësh në mënyrë të paligjshme. Në komisariat i lajmëruan familjen, duke i thënë që Vero ishte ndaluar sepse po transportonte emigrantë kundrejt pagesës prej 3000 eurosh. Prej shqetësimit të madh nga kjo akuzë, atij i ra tensioni dhe iu desh të shtrohej në spital.

Ndërsa Filja rrëfeu se nuk e di se çfarë ka bërë i vëllai, pasi që prej momentit të arrestimit, ata nuk kanë folur më. Ajo tregoi se fillimisht u kishin thënë që Vero ishte marrë me transport emigrantësh, femra dhe drogë dhe më pas që ndodhej në spital.

Duke parë të gjithë familjen të shqetësuar për këtë çështje, Filja vendosi që të mbledhë disa para për t?ia dhënë avokatit, në mënyrë që të ndihmonte të vëllain.

Por Vero tha se nuk kishte pse ta bënte këtë gjë, pasi ai nuk kishte kryer asnjë krim. Pas ndërhyrjes së juristes Eni Çobani, që avokati paguhet për çdo shërbim, ai tha se ajo ka dhënë një shumë marramendëse parash. Por Filja tha se paratë ia ka dhënë kunatës, pra gruas së Veros dhe ajo më pas ia ka dhënë avokatit.

Zonja Eni u shpreh se më 10.06.2005 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, gjyqtari Artan Laze ka thënë se i pandehuri shpjegoi se do t?i ndihmonte personat të kalonin kufirin, pasi e ka bërë edhe herë tjetër për veten e tij.

Por Vero e kundërshtoi duke thënë se nuk kishte mundësi ta bënte pasi nuk ishte me makinën e tij, ishte i veshur me uniformën e policisë dhe në makinë ndodheshin vetëm 5000 lekë dhe jo 3000 euro siç u pretendua për pagesën.

Ai gjithashtu pretendon se avokati i tij nuk e ka mbroj...

Buy Now on CodeCanyon