Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera do të lehtësohen nga sigurimi i dokumenteve të shumta për të dalë në pension. Ata duhet të dorëzojnë vetëm dëshminë që kanë vuajtur dënimin, të dhënat e tjera do të sigurohen nga vetë institucionet. Projektligji parashikon më pak burokraci për 264 ish të përndjekur politikë.

264 ish të dënuar politikë që kanë vuajtur dënimin në burgje ku punohej në miniera do të "shpëtojnë"prej burokracive të sigurimit të dokumenteve për të përfituar pension.

Në projektligjin e ri, ata duhet të paraqesin vetëm dokumentet që janë ish-të përndjekur politikë, pa qënë të detyruar për ta provuar punën e tyre përmes vërtetimeve në kohën e dënimit, vitet përkatëse dhe minierat ku kanë punuar. Ministria e Financave dhe Institutit i Sigurimeve Shoqërore bën shpjegimet përkatëse në komisionin parlamentar të shëndetësisë.

Danja Sorensen zv/ministre e Financave: Kostoja financiare në buxhetin e shtetit mln lekë për çdo muja

Astrit Kuka, drejtor i inspektimeve ISSH: Pra thjesht dy ministritë do të konkludojnë që miniera e Spacit apo ndonjë tjetër janë miniera burgjen në nëntokë dhe automatikisht ne me këtë dokument nuk kërkojmë dokument tjetër nga ish-të përndjekurit.,

Deputetet demokratë nuk ishin pjesë e diskutimit, projektligji u miratuar nen për nen nga deputetet e PS dhe LSI.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ska-burokraci-ish-te-perndjekurit-minatore-ps-lsi-miratojne-prligjin