Orest Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. 25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri.

I riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët me ish-ministrit dhe grupin e Habilajve.

Ai u arrestu në Nëntor të vitit të kaluar në Elbasan dhe u lirua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në 4 Janar të këtij viti, pasi ai paraqiti dokumente që vertetonin se paratë që kishte në makinë vinin nga biznesi i të atit.

Javën e kaluar Krimet e Rënda pyeten edhe persona të tjere në lidhje me hetimet për ish ?ministrin Tahiri.

Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish ?truproja e tij Elvis Rexha.

Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 -vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve.

Burime nga Prokruoria thanë se tani që ish ?ministri është pa imunitet, mund të kërkojne masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja.