Surprise Me!

Ora News - Veliaj: Fondi i Abu Dhabit do të financojë deri në fund projektin e Bulevardit të Ri

2018-05-15 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fondi Abu Dhabi do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkinë e Tiranës për të financuar totalisht bulevardin e ri, që aktualisht është në fazën e dytë të punimeve. Zona afër Paskuqanit shpëton nga përmbytjet ndërsa investitorët garantuan bashkinë se do ketë projektet të reja që do të financohen nga ta.

Fondi Abu Dhabi do të jëtë financues në Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe për një shesh monumental në fund të tij. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim drejtorin e operacioneve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan, për konkretizimin e projektit dhe për të vijimit të bashkëpunimit edhe për projekte të tjera.

Kryebashkiaku theksoi faktin se projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapësirave shlodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës.

Drejtori i Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit, Adel Al Husan, dhe garancinë e tij për të mbështetur bashkinë në projektet që i shërbejne komunitetit.

Adel Al Husan: Jemi të kënaqur për partneritetin strategjik me qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një arritjeje të madhe. Një tjetër arritje është bërë në zhvillimin e këtij projekti të Bulevardit verior dhe në projektin e rehabilitimit të lumit. Po vazhdojmë diskutimet me qeverinë për projekte të reja.

Ate që autoritetet e quajnë shesh monumental do të jetë i ngjashëm me atë të sheshit "Nënë Tereza". ndërsa rehabilitimi parashikohen edhe në zonën bulevardi Zogut të Parë, bashkë me ndërhyjet përgjatë segmentit të tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-fondi-i-abu-dhabit-do-te-financoje-deri-ne-fund-projektin-e-bulevardit-te-ri

Buy Now on CodeCanyon