Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Një qeveri neutrale deri në dhjetor të 2018 e më pas rikthim në zgjedhje."

Ky është vendimi marë sot nga Presidenti italian pas përfundimit të raundit të fundit të konsultimeve për zgjidhjen e ngërçit politik që ka mbërthyer Italinë prej më shumë se 2 muajsh pas votës së 4 marsit.

Presidenti Sergio Mattarella ka marrë sot vendimin për krijimin e një qeverie neutrale të përkohshme që do të drejtojë vendin me fuqi të plotë duke prezantuar Italinë në të gjitha impenjimet e saj ndërkombëtare.

Më pas rikthim në zgjedhje për t'i grantuar vendi një qeveri të zgjedhur nga populli.

"Është hera e parë në historinë e Italisë që një legjislaturë mbyllet para se të nisë punën", deklaroi Presidenti italian.

Gjaë ditëve në vazhdim, kreu i shtetit pritet të caktojë kryeministrin e qeverisë së përkohshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/italia-me-qeveri-te-perkohshme-deri-ne-dhjetor-me-pas-zgjedhje