Fëmijët e pritën gazetarin Blendi Fevziu tërë kërshëri. Të kënaqur për prezencën e tij këtë të hënë në spektaklin "Në kurthin e Piter Pan", pyetjet për gazetarin ishin të shumta.

E mes humorit dhe duartrokitjeve të publikut, Fevziu ia "rrëmbeu" zemrat fëmijëve, të cilët i mblodhi rreth vetes dhe u tha që të bënin pyetjet që dëshironin ata.

Por pa nisur ende mirë, si gjithnjë nuk munguan batutat e Uejsit.

Uejsi: E di ti që një shoqja e mamit tim vdes për ty. Kur del ti në "Opinion" thotë: Ah Blendi... Po mos e kërko emrin se është e martuar dhe mos bëhet burri xheloz".

Fevziu: Jo jo nuk bëhet.

Uejsi: Po u bë ika unë me vrap...

Fevziu: Po u bë burri xheloz ikim me vrap të gjithë ne./tvklan.al