Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se hetimet për abuzimet në "Rrugën e Kombit" dhe "21 janarin" janë çështje të pambyllura nga drejtësia.<br /><br />Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.<br /><br />Balla sqaroi se hetimi për "Rrugën e Kombit" u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë. Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.