Surprise Me!

Report TV - Po shpërndanin kokainë te Fusha Aviacionit, policia shtrin në tokë 4 të rinjtë

2018-05-15 0 Dailymotion

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Policia e kryeqytetit ka shpërndarë edhe pamjet filmike nga momenti i arrestimit. Katër të rinjtë po shkëmbenin kokainën te Fusha e Aviacionit në momentin e arrestimit. Siç duket edhe nga pamjet, katër të rinjtë janë shtrirë në tokë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Avangarde?, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

- Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

- Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

- Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Buy Now on CodeCanyon