Surprise Me!

Kush vjen per dreke/ Te mirat dhe rrisqet e luleshtrydhes (08.05.2018)

2018-05-15 7 Dailymotion

Luleshtrydhet janë frutat tipike të sezonit aktual, aroma e tyre dhe shija e ëmbël janë të pazëvendësueshme, por a e dini se këto fruta kanë një sërë të mirash qoftë për shëndetin ashtu edhe për bukurinë?<br />Luleshtrydhet përmbajnë një nivel të lartë vitamine C dhe ngrënia e 5 luleshtrydheve është e barabartë me ngrënien e një portokalli.<br />Konsumi i rregullt i luleshtrydheve mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër. Ky frut po ashtu ruan shëndetin e trurit, plakjen e tij dhe forcon kujtesën. Luleshtryshet ndihmojnë lëkurën që të jetë më elastike, luftojnë rrudhat, largojnë puçërrat, pikat, zbusin lëkurën. Për të luftuar rrudhat, mund të përgatisim një maskë me luleshtrydhe. <br />Sugjerohet që njerëzit të blejnë luleshtrydhe organike për të siguruar një rrezik më të ulët të pesticideve. Konsumimi i tepërt i kaliumit mund të jetë i dëmshëm për njerëzit veshkat e të cilëve nuk janë plotësisht funksionale. Nëse veshkat tuaja nuk janë në gjendje të heqin kaliumin e tepërt nga gjaku, kjo mund të jetë fatale.

Buy Now on CodeCanyon