Surprise Me!

Deputetja e LSI, Silva Caka në pritje të fëmijës së dytë: E lumtur që do të jetë sërish djalë

2018-05-15 0 Dailymotion

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe këtë fakt ajo e ka bërë publik për herë të parë në studion e emisionit ?Rreze Dielli? në Report TV ku ishte e ftuar të gatuante në këndin e gatimit me Zonjën Tefta.

Caka tregoi se edhe fëmija i dytë do të jetë djalë dhe se është e lumtur për këtë fakt pasi djali i saj i parë, tashmë 2 vjeç do të ketë një vëlla dhe një shok.

?Nuk e pata fare problem që është djalë, dhe nuk është se doja patjetër vajzë, madje nuk kisha ndonjë dëshirë për gjininë. Por jam e kënaqur që djali do të ketë një vëlla dhe një shok?, tha Caka duke ju përgjigjur interesit të dy moderatorëve për shtatzëninë.

Caka tregoi gjithashtu se ka shumë ndihmë nga nëna e saj, gjyshja dhe vjehrra të cilat e kanë ndihmuar në rritjen e djalit ndërsa ajo ka patur kështu mundësinë të angazhohet në politikë me kohë të plotë. Madje ajo u shpreh e lumtur që djali ka 3 palë gjyshër, përfshirë dhe gjyshërit e saj, që kujdesen për të e madje e llastojnë me dashuri e përkëdhelje.

Caka pohoi se do të lindë në shtator dhe do të ketë kohën e mjaftueshme për të marrë veten pas lindjes e për tu angazhuar më pas në fushatë dhe zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në 2019-ën.

Madje ajo ka rrëfyer detaje nga periudha pas lindjes së fëmijës së parë, që përkoi pothuajse në një kohë me koleget e saj brenda LSI-së, Klajda Gjosha dhe Erisa Xhixho ku që të treja politikanet e reja qëndruan shumë pak kohë me leje lindje për shkak të angazhimit politik.

Buy Now on CodeCanyon