Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me mijëra hektarë tokë të kultivuara, fshati Drobonik në Berat është i njohur për prodhimin e qershive.

Por jo i gjithë prodhimi arrin të dalë në treg për shkak të rrugës të rrugës së shkatërruar që lidh këtë fshat me qytetin e Beratit ku nuk është ndërhyrë prej 50 vitesh.

Fermerët janë në kohën e vjeljes së prodhimit të parë, por thonë se detyrohen që ta shesin qershinë deri në 1 të tretën e çmimit real vetëm që të mos u kalbet.

Fermere: "Presim që të na vijnë tregtarët, ata nuk vijnë lart por bëjnë naze për shkak të rrugës kështu që prodhimi jonë ngelet stok."

Mungesa e rrugës për këta fermerë do të thotë falimentim.

Ndaj kërkojnë ndërhyrje sa më parë për të përmirësuar gjendjen.

Fermer: "Po nuk vendosi dorë shteti ne jemi të mbaruar."

Të pyetur në lidhje me gjendjen e rrugës Berat-Drobonik, përfaqësues të bashkisë së Beratit shprehen jashtë kamerave se kjo rrugë, pjesë e rrugës nacionale Berat-Përmet, nuk është në jurisdiksionin e bashkisë por të Ministrisë së Transporteve.

Por nisur nga shqetësimet e fermerëve, Bashkia ka kërkuar kalimin e rrugës në jurisdiksionin e saj për të mundësuar gjetjen e donatorëve. Të njëjtat burime zyrtare pohojnë se, pasi kjo kërkesë nuk është pranuar nga Ministria e linjës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qershia-kalbet-ne-drobonik-shkak-te-rruges-se-shkaterruar