Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parku i Llogarasë, Karaburuni e Zvërneci janë evidentuar si zona me rrisk të lartë në planin e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës. Verën e kaluar, helikopterët ishin shpëtimtarët e pyjeve në zonat ku ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.Ndërkohë në qytet, infrastruktura dhe parkimet janë problematika kryesore me të cilën përballet Shërbimi Zjarrfikës në Vlorë.

Parku i Llogarasë, Pish Poro, Karaburuni dhe Zvërneci janë zonat me rriskun më të lartë të zjarreve gjatë muajve të verës në territorin e Bashkisë Vlorë.

Luan Kapaj: Në këto zona që janë Parqe Kombëtare i kemi futur në atë rrethin tonë për ti mbrojtur dhe për të ndërhyrë në rast të situatës së zjarreve.

Shërbimi Zjarrfikës ka hartuar një plazh masash për menaxhimin e situatave, por terrenet e vështira dhe të largëta nuk mund të arrihen me 5 autobotët që kanë në dispozicion zjarrfikësit e Vlorës.

Verën e kaluar zgjidhja ishte përdorimi i helikopterëve.

Luan Kapaj: Shërbimi Zjarrfikës ka një taktikë që me marrjen e njoftimit për një emergjencë apo për një rast zjarri, ndërhyjnë menjëherë për ta kapur vatrën e zjarrit sa më të vogël që mos të marrë përmasa të mëdha.

Infrastruktura rrugore dhe parkimet e automjeteve shpesh herë të gabuara janë ndërkohë problematika e përditshme me të cilën përballen zjarrfikësit e Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarret-e-veres-llogaraja-karaburuni-dhe-zverneci-zona-rrisku-ne-vlore