Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet e qytetarëve nuk ngecin vetëm në zyrat e administratës por edhe në Këshillin e Ministrave.

I tillë ishte dhe problemi i një qytetari nga Laçi i cili iu ankua Kryeministrit se i kishte mbetur peng marrja e certifikatës së pronësisë pasi ishte në pritje të një VKM-je për çmimin e truallit.

Rama pyeti Drejtorin e ALUIZNI-t të Laçit, por të njëjtën gjë i konfirmoi dhe ai.

Në këtë situatë, Kryeministri i premtoi qytetqarit që pas dëgjesës do të interesohet personalisht për këtë çështje dhe do ti jepte zgjidhje.

Qytetari: Jam një qytetar nga Laçi, kam marrë lejen e legalizimit para 6 muajsh. Për të marr titullin e pronësisë duhet të dalë vendimi i qeverisë për çmimin e truallit. Hajt po të jetë gabimi këtu poshtë, por duhet vendimi i qeverisë se ne jemi në tokë shtet këtu në Laç.

Rama: Drejtor si është kjo?

Drejtori i ALUIZNI-t: Sa i përket rastit në fjalë, i përket procedurës së VKM-së e cila është shitja ose blerja e parcelave në rastin konkret ku figuron tokë shtet.Është bërë procedura përkatëse, është përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme. Drejtoria e Përgjithshme e përcjell në Kryeministri dhe merret vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin e tokës shtet në këtë rast.Pastaj kthehet në Drejtorinë Rajonale Lezhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lacjani-kam-mbetur-peng-e-nje-vkm-je-certifikaten-e-pronesise-rama-do-ta-zgjidh-une