Pasi bashkëbisedoi me qytetarët e Lezhës të hënën, për çka është bërë nga qeveria e tij, si pjesë e takimeve llogaridhënëse, Kryeministri Rama është rikthyer në Lezhë këtë martë, për të prezantuar projektet për këtë qark.

Duke iu kthyer përgjigje atyre që e akuzojnë se po qeveris me frymën e ndasisë veri-jug, Rama iu tregon veprat që do të ndërtohen për zonën, vetëm nga programi 1 Miliard për rindërtim.

Benet Beci, Drejtori Fondit për Zhvillimin e Rajoneve shpjegon ndërhyrjen e parashikuar në projektin Milot Balldren.

Në Laç, Kryeministri thotë se ky mandat do t?i dedikohet investimeve në infrastrukturë, ku mes projekteve të rëndësishme që do të nisë brenda Majit, është edhe Rruga e Arbrit. Por sipas tij, pavarësisht fokusit të qeverisë, fokusi i opozitës, thotë ai, është tjetërkund.

Rama përsërit se qeveria nuk i ka rritur taksat dhe lajmëron se në Janar i gjithë biznesi i vogël me xhiro vjetore poshtë 140 mln Lekë do të paguajë vetëm 5% TVSH.

Për të gjitha ankesat e banorëve për Hipotekat, ALUIZNI-n apo sportele të tjera ku ofrohen shërbime publike, Kryeministri e ka përgjigjen gati. Adresa e vetme sipas tij ku merret zgjidhje çdo problem është portali Për Shqipërinë që Duam.

Tv Klan