Surprise Me!

PD per grabitjen e postes: A ka lidhje me hetimet për Dakon dhe drogen?

2018-05-15 0 Dailymotion

Partia Demokratike ka kërkuar të martën sqarime të menjëhershme nga Kryeprokurorja e Përkohshme dhe Policia e Shtetit në lidhje me grabitjen e postës sekrete në Durrës.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se PD i bën thirrje Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit të informojnë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete dhe kush ishte në dijeni të atyre dokumenteve.

?Cili ishte institucioni dërgues e cili ishte institucioni marrës? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?, pyeti Alibeaj.

Ai tha se ngjarja e sotme ishte një nga shumë provat se drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama.

Duke e cilësuar si një ndër aktet më të rënda të historinë e shtetit shqiptar, Enkelejd Alibeaj tha se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, as në kohët më të vështira të shtetit shqiptar.

Më herët të martën, Prokuroria e Durrësit ka konfirmuar grabitjen e postës sekrete, por thotë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet.

Sipas organit të akuzës nuk ka patur materiale, të cilat klasifikohen si sekret shtetëror. Lidhur me grabitjen, prokuroria infomon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së sotme.

Një punonjës i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë edhe zarfin me dokumente që kishte me vete./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon