Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada ruse organizoi pritje me rastin e 73 vjetorit të fitores kundër nazizmit. Ambasadori Karpushin bëri thirrje që të zbatohet e drejta ndërkombëtare me qëllim që të shmangen konfrontimet ndërkombëtare, pasi sipas diplomatit rus çdo luftë në kohët e sotme mund të shkaktonte asgjesimin e njerëzimit. Gjithashtu Karpushin bëri thirrje që të tregohet më shumë kujdes ndaj lëvizjeve neonaziste, pasi mund të përbëjnë rrezik botëror.

Në 73 vjetorin e fitores kundër nazizmit, Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, bëri thirrje që të mos lihen jashtë vëmendjes rastet e krijimit të lëvizjeve neonaziste.

Në pritjen e posaçme në kujtim të kësaj ditë, ai nënvizoi se tolerimi i këtyre grupimeve mund të sjellë konfrontime të reja që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore.

Karpushin: Për fat të keq vit pas viti, jo pa ndihmën e propagandës perendimore, e vërteta e Luftës Botërore po shtrembërohet. Deformimi i historisë krijon rrezikun e konfrontimeve të reja ushtarake që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore. Siç është shprehur Presidenti Vladimir Putin, gjykimi i shëndoshë dhe instikti i vetëruajtjes do të mbizotërojnë dhe do të parandalojnë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Duke iu referuar sulmit raketor në Siri nga ana e SHBA, Karpushin e u shpreh se duhet treguar kujdes pasi sipas tij çdo luftë në ditët e sotmet mund të shkaktonte asgjesimin e njerëzimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-rus-deformimi-i-historise-krijon-rrezikun-e-konfrontimeve-te-reja-ushtarake