Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti vendimin e ish-deputetit Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit. Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi tha se ky është rasti i parë në 27 vjet që një deputet dorëzon mandatin pas akuzave. Ai tha gjithashtu se akuzat duhen vërtetuar nga organet e hetimit.

Gramoz Ruçi: Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë.

Mos shkarimi i 4 gjyqtarëve, Ruçi: E turpshme

Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është në krah të ministres Gjonaj dhe Presidentit Meta në lidhje me mos shkarkimin e gjyqtarëve nga KLD. Ai e konsideroi këtë vendim të turpshëm dhe të neveritshëm.

Gramoz Ruçi: Është e turpshme e neveritshme dhe alarmante dhe një provë më shumë që ne duhet të përshpejtojmë hapat e reformës në drejtësi dhe institucionet të vihen në vendin e tyre me qëllim që fenomene të tilla që nuk na nderojnë ne që të bëjnë që këto veprim të KLD të mos përsëriten nga organet e reja që do ngrihen sipas kushtetutës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/doreheqja-e-tahirit-ruci-i-pari-ne-27-vjet-akuzat-ti-vertetojne-organet-e-hetimit