http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Data 9 maj shënon dy ngjarje të rëndësishme për të festuar paqen. Institucionet e BE kanë hapur dyert për publikun e gjerë për të përkujtuar Ditën e Europës, e cila sjell në vëmendje përvjetorin e deklaratës së Schumanit, si shenje e paqes dhe unitetit në Europë.

Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, Robert Schuman, atëkohë ministër i Jashtëm i Francës, parashtroi idenë e një forme të re bashkëpunimi politik në Europë, e cila do ta bënte të paimagjinueshme luftën mes kombeve europiane.

Ai besonte se bashkimi i interesave ekonomikë brenda Evropës do të ndihmonte në rritjen e standardeve të jetesës dhe në krijimin e një kontinenti më të bashkuar.

Pikërisht pas një viti, u nënshkrua traktati i krijimit të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut ndërmjet anëtarëve themelues - Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Propozimi i Schumanit konsiderohet si fillesa e asaj që është sot BE. Zyrtarisht, kjo ditë u njoh nga Parlamenti Europian në vitin 2008.

Festimet e këtij viti të delegacioneve të BE-së në mbarë kontinentin e vjetër fokusohen tek trashëgimia kulturore.

Por bota sot shënon edhe ditën e fitores mbi fashizmin. Më 9 maj të vitit 1945, me nënshkrimin e kapitullimit të pakusht të Gjermanisë naziste, zyrtarisht iu dha fund Luftës së Dytë Botërore, e cila mori më shumë se 50 milionë jetë njerëzish.