Shqipëria për herë të parë do të organizojë Kampionatin Europian U-19 në volejboll për femra. Për këtë qëllim, në Tiranë është hedhur shorti i grupeve, ku kombëtarja e vajzave shqiptare do të përballet me Poloninë, Italinë dhe Bullgarinë.<br /><br />Shqipëria merr pjesë si vend organizator dhe pritet që vajzat të marrin eksperiencën e duhur, për të bërë një hap më shumë në të ardhmen. Federata Shqiptare e Volejbollit do të organizojë më datat 1-9 shtator të këtij viti finalet e Kampionatit Europian të Volejbollit për kategorinë U-19 për vajza, event ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria, si vend organizator. <br /><br />Sot paradite, në kryeqytet, është hedhur shorti i këtij eventi, ku përveç drejtuesve të FSHV-së të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e Federatës Europiane të Volejbollit, që kanë organizuar dhe monitoruar hedhjen e shortit.