http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Elbasanit goditi këtë të mërkurë një rrjet të gjerë korrupsioni që vepronte në Universitetin e Elbasanit, duke filluar nga dekani i këtij institucioni.

Uniformat blu vunë në pranga shtatë persona, mes të cilëve dekani Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, disa sekserë dhe një student. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në korrupsion.

Hetimet zbuluan se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.