Surprise Me!

Grabitja e postes sekrete, 10 te shoqeruar ne polici

2018-05-15 0 Dailymotion

Policia e Durrësit shoqëroi 10 persona lidhur me grabitjen e korrierit të Prokurorisë ditën e djeshme. Të shoqëruarit dyshohen se mund të kenë dijeni mbi autorët që grabitën korrierin e Prokurorisë. Po kështu janë marrë deklarimet e disa dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, që kanë rrëfyer rrethanat e ngjarjes. Disa të tjerë pritet të pyetën në vijim.

Hetuesit po vijojnë marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë së disa bizneseve në zonë dhe në drejtimin e lëvizjes së autorëve për të identifikuar lëvizjen e të dyshuarve.

Korrieri i prokurorisë deklaroi në polici se nuk mundi të shohë qartë fytyrat e dy grabitësve. Ai pohoi se autorët ishin dy të rinj.

Postieri iu tha hetuesve se autorët e goditën me sende të forta dhe menjëherë ai është rrëzuar në tokë. Në këtë kohë grabitësit arritën t?i merrnin çantën me dokumentet sekrete që kishin destinacion Prokurorinë.

Në një reagim të saj, Prokuroria tha se dokumentat e grabitura nuk janë sekrete dhe nuk cënojnë asnjë hetim të hapur. Pavarësisht kësaj, organi i akuzës nuk tha se për çfarë dokumentesh bëhej fjalë. Për çështjen reagoi edhe Partia Demokratike, që e konsideroi një akt mafioz të mbështetur nga struktura qeveritare.

Buy Now on CodeCanyon