Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas suksesit në Shkodër, Shfaqja Gomari i Babatasit bazuar në një prej kryeveprave të At Gjergj Fishtës do të ngjitet për tri netë në skenën e Teatrit Kombëtar. Trupa prej 60 aktorësh e teatrit Migjeni tashmë është vendosur në kryeqytet, ku pret në Teatrin Kombëtar edhe vetë politikanët të cilëve u drejtohen ironia dhe mesazhet e forta fishtiane.

Po zhvenndosen nga teatri "Migjeni" i Shkodrës drejt atij kombëtar në Kryeqytet.

Aktorët shkodranë kanë marrë mbi supe sfidën e madhë, ti shkojnë më pranë politikës shqiptare me Gomarin e Babatasit, kryeveprën e at Gjergj Fishtës.

Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit ?Migjeni?: Lidhim shkurt gomarin në Teatrin Kombëtar sepse Teatrin Kombëtar është qendra e Tiranës dhe në qendër të Tiranës ka shumë prej tyre që do ta gjejnë veten brenda gomarit të Babatasit.

Eshtë pikërisht kritika Fishtjane me akuzat e forta mbi deputetet, ministrat dhe zyrtarët që përfshin mallkimin, ironinë e sarkazmën që këtë here nën gegnishte do ti flasë një publiku të gjërë për 3 netë me radhë në teatrin Kombëtar.

Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit Migjeni: Ai që dëgjon monologun e Babatasit, kushdoqoftë edhe më i korruptuari, të paktën ndërgjegja ka për ta vrarë, ose një spektator i thjeshtë ndihet më i mirë kur të dalë nga shfaqja.

Aktorët presin që politika do ti bashkohet kesaj shfaqje pasi mesazhi që ajo përcjell kërkon edhe një reflektim të gjërë, pikësëpari nga nga ata që kanë në duar fatin e vendit.

Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit Migjeni: Satira e Fishtës i bën të mendojnë disi, si ka mundësi që ne nuk e kemi ndërruar një qime për 100 vjet.

Nuk është e lehtë të zhvendosesh një trupë prej 60 personash, por Gjeka beson se edhe këtë sfidë do ta kalojnë me sukses, për të mos u ndalur me kaq.

Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit Migjeni: E vështirë është me 60 vetë, megjithatë asgjë nuk është e pamundur.

Kuvendi i Shqipërisë këtë herë do ngjitet me skenat e tij, në teatrin Kombëtar për 1 orë e 30 minuta në 11 - 12 dhe 13 Maj
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gomari-babatasit-vjen-ne-tirane-ftohen-politikanet-ta-shohin