http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse bizneset e fushës kanë denoncuar tentativën e Ministrisë së Shëndetësisë për të manipuluar tenderin për blerjen e 35 ambulancave, ky institucion vijon të heshtë.

Edhe pse tenderi nuk është hapur zyrtarisht, dy ftesat për shfaqje interesi drejtuar operatorëve koncesionarë përmbajnë sipas tyre, të dhëna komprometuese, që favorizojnë një kompani të caktuar.

Distributorët i janë drejtuar edhe me një letër zyrtare ministres Manastirliu, por ajo, në vend që të bëjë transparencën për 90 % të operatorëve, preferon të qëndrojë në heshtje.

Nga ana tjetër, shoqata e distributorëve të automjeteve shprehet e vendosur për ta çuar këtë praktikë në dyert e drejtësisë. Në rast se procedura do të hapet me të njëjtat kushte të prezantuara në dy ftesat e para, shoqata do t?i drejtohet Prokurorisë për të nisur hetimet, për shkelje të barazisë.

Në mënyrë publike distributorët denoncuan ndryshimin e kritereve, të cilat rrisnin sasinë e karburantit të harxhuar nga ambulancat dhe hiqnin kriterin e nivelit të ndotjes së tij në ambient.