Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët të denoncojnë çdo rast korrupsioni ose shkelje të tjera brenda administratës publike. Me këtë kërkesë iu është drejtuar minsitri Blendi Klosi qytetarëve të Urës Vajgurore.

Në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë Klosi solli raste konkrete kur nga ankesat e qytetarëve janë zgjidhur problemet.

Blendi Klosi: "Qytetarët të cilët janë ankuar, që kanë pasur një problem kanë shkruar në platformën e bashkëqeverisjes dhe ne kemi reaguar. Edhe administrata duhet ta ketë të qartë që është nën vëzhgimin e qytetarëve të zakonshëm. Një qytetar që nuk e gjen dot se ku është drejtori i hipotekës, mund të shkruajë në plaftormën e bashkëqeverisjes."

Duke folur për sektorin që ai menaxhon si ministër i Turizmit, Klosi u shpreh se Ura Vajgurore ka të gjitha mundësitë për zhvillimin e agroturizmit, për të krijuar modele që do të sjellin më shumë turistë dhe më shumë mirëqenie për zonën.

Blendi Klosi: "Është një zonë që është porta e hyrëse të qarkut të Beratit, një nga qarqet më të zhvilluara përsa i përket turizmit. Na duhet më shumë shpejtësi që në Urën Vajgurore të krijojmë modele të agroturizmit, për prodhimet e shkëlqyera të kësaj zone."

Në fund Klosi dëgjoi dhe u njoh me problematikat e zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-apel-qytetareve-nga-berati-denonconi-cdo-rast-korrupsioni