Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Farmacitë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore janë në negociata për të zgjidhur një sërë problematikash të lindura nga hyrja nw fuqi e listws sw barnave me rimbursim. Farmacitë kundërshtojnë kontrata e reja me fondin, ndërsa ky i fundit thotë se ka patur dakortësi dhe në nivel teknik diskutimet do të vijojnë të premten.Siç paralajmëroi dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu në studion e lajmeve në Ora News për dialog mes farmacistëve dhe institucionit që ajo drejton, Urdhri i Farmacistëve u takua me drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndesore për të zgjidhur situatën e krijuar në treg me listën e barnave të rimbursueshme.

Drejtuesit e Fondit të Sigurimit të detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve janë takuar në ambientet e Fondit dhe më pas në Ministrinë e Shëndetësisë, ku kanë diskutuar në lidhje me kontratat e reja dhe për rimbursimin e barnave.

Një pikë e kontratës që farmacistët kundërshtojnë është fakti që u ndalohet lidhja e marrëveshjes mes tyre dhe fondit në momentet që palët janë në proces gjyqësor ose nën hetim.

Në këtë rast fondi thotë se nuk mund të lidh kontrata me farmacitë, ndërsa këta të fundit shprehen se vendimi i takon gjykatës dhe fajësinë nuk e jep Fondi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-barnat-urdhri-i-farmacisteve-dhe-fsdksh-takim-kontratat-e-reja