Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme një tjetër rast të daljes së fëmijëve jashtë shtetit pa lejen apo prokurën e njërit prind.

Haki Seferi nga Lushnja është ndarë me bashkëshorten në 2009. Nga kjo martesë ai ka një djalë por pas divorcit, ish-bashkëshortja e tij ka marrë djalin pa prokurë dhe e ka nxjerrë jashtë kufinjëve tanë.

Në vendimin e ndarjes, djalin do ta mbante Hakiu dy fundjava në muaj dhe pushimet do ti kalonte me të gjatë muajit korrik. Nga ana tjetër, Hakiut i është caktuar pagesa prej 50 mijë lekë të vjetra çdo muaj si detyrim financiar.

Por asnjëra nga kjo nuk ka ndodhur.

Haki Seferi së fundmi në 2017 u perball me permbaruesin e Lushnjes me nje urdher ekzekutimi te kerkuar nga bashkëshortja e tij per detyrimin financiar me vlere 7 milion leke.

I eshte drejtuar permbarimit ne Lushnje ku i eshte thene per pagesen, por persa i perket takimeve nuk mban pergjegjesi askush sepse eshte jashte kufinjve.

Haki Seferi: Më është mohuar e drejta e ushtrimit prindëror. Ish-bashkëshortja ime ka marrë fëmijën dhe ka ikur jashtë shtetit pa deklaratën time noteriale. I jam drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore që nga prokuroria, përmbarimi, gjykata dhe nuk kam gjetur zgjidhje. Në prill të 2017 më vjen një urdhër ekzekutimi vullnetar kundrejt një vlere monetare 7 milion lekë.

I drejtohem zyrës përmbarimore Lushnje, jam dakord të paguaj detyrimet e mia familjare por ku ndodhet ky fëmijë.Jeton, ku është që duhet të paguaj këto lekë. Javën e parë të çdo muaji dhe javën e tretë të çdo muaji, të shtunë ora 10:00 deri të dielën ora 10:00 është e drejta ime dhe muajin korrik për pushime fëmija ta kalojë me mua.Asnjë përgjigje nuk më jepet për takimet, ka ikur jashtë shtetit dhe nuk e gjejmë dot thonë. Të vihen në lëvizje institucionet që ai fëmijë të takohet me mua, detyrimet do ti paguaj.

BOOM së bashku me zotin Seferi iu drejtuan zyres se permbarimit Lushnje dhe kërkuan Luiza Gjergjovën, drejtuese e kesaj zyre megjithese ndaj saj nga Ministria e Drejtesise eshte nisur procedim disiplinor per veprime ne kundershtim me legjislacionin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-djalin-e-ka-jashte-pa-prokure-permbarimi-i-kerkon-detyrimin-7-mln-leke