Surprise Me!

Report TV - Fushë Krujë digjet një automjet tip Porsche Panamera

2018-05-15 1 Dailymotion

Mbrëmjen e sotme është djegur në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz një 'Porsche' luksoz 'Panamera'. Në makinë po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi në momentin që është përfshirë nga flakët.<br /><br />Dy djemtë kanë dalë me shpejtësi nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.<br /><br />Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës. Dy djemtë janë marrë në pyetje nga grupi hetimor aktualisht, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Buy Now on CodeCanyon