Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy premtime u dha kryeministri Rama infemierëve në takimin që pati me ta: ndalimin e punësimeve nga politika dhe rritjen e pagave. Rama foli për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, që nis nga shërbimi që infermierët duhet t?u japin pacientëve.

Në Kongresin e Parë Kombëtar të Infermierëve, kryeministri Rama foli për të përmirësuar sistemin e shëndetësisë, që nis pikërish nga ky shërbim.

Rama, fillimisht premtoi ndërprerjen e punësimeve nga politika.

Rama: Kurrë më partitë nuk do të përcaktojnë infermierët! Kurrë më partitë nuk do vendosin se kush rri në punë dhe kush ikën nga puna, kush e vesh dhe kujt i hiqet bluza e bardhë!Kjo është një garanci themelore për dinjitetin e figurës tuaj, ashtu sikundër është edhe një siguri në punë, që do ta bëjë shumë herë më të madh motivimin e secilës dhe secilit prej jush për edukimin në vazhdim, përmirësimin në vazhdim të cilësive të zanatit dhe njohjen në vazhdim të të rejave të profesionit.

Më tej, Kryeministri Edi Rama përmendi edhe rritjen e pagave për infiermierët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-rritje-pagash-infermieret