Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në Shkodër, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ka mbetur i plagosur një biznesmen. Report Tv mësoi se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni, 43 vjeç.

43-vjeçari i plagosur është pronar i një servisi makinash, ndërsa ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij. Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt mes personave, që ka përfunduar me plumba, duke lënë të plagosur 43-vjeçarin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plagosjes.

Informacioni Paraprak i policisë:
Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës. Menjëhere janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shtetasi E. S. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkoder nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes