Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndotje masive me vajra dhe karburant është evidentuar mëngjesin e sotëm në Portin e Ri të Peshkimit në Durrës. Ndotja dyshohet se ka ardhur nga një prej anijeve të flotës së peshkimit të vendosur aty prej nëntorit të vitit të kaluar. Por Organizata e Menaxhim Peshkimit ngre alarmin se fenomeni është i përsëritur dhe pasojë e të qenit pa administrim, pasi investimi ende nuk është marrë në dorëzim nga Ministria e Bujqësisë.

Kjo ishte gjendja në portin e ri të peshkimit mëngjesin e kësaj të premteje.

Deti është ndotur me vajra dhe karburante.

Ishin vetë peshkatarët që ngritën alarmin mbi këtë situatë të përsëritur brenda basenit ujor të portit të ri të peshkimit.

Jashtë kamerave, ata thonë se janë hedhur fuçi vaji dhe plehra në mes të portit.

Ndotja dyshohet të jetë shkaktuar nga njëra prej anijeve të flotës së peshkimit që është zhvendosur pjesërisht këtu që nga nëntori i vitit të kaluar.

Pavarësisht situatës askush nuk mban përgjegjësi pasi ky port mbetet ende pa administrator për shkak të burokracive ligjore.

Ky investim nuk është marrë ende në dorëzim nga peshkimi pavarësisht se anijet prej muajsh janë ankorur këtu.

Peshkatarët thonë se mbeten peng i procedurave burokratike.

Një situatë alarmante ekologjike për të cilën Organizata e Menaxhim Peshkimit e ka ngritur si shqetësim prej ditesh por askush nuk po ndërhyn.

Të qenit pa administrator e ka lënë portin e ri të peshkimit jashtë mbikqyrjes së strukturave mjedisore.

Basëni ujor i portit të peshkimit është ndotur masivish edhe më herët nga derdhjet e hidrokarbureve në det por edhe nga mbetje te tjera.

Kuti, shishe plastike, kanace pijesh te ndryshme si dhe një sere mbetjesh të tjera jane perhapur në te gjithe siperfaqen ujore

Burime të Ora News thanë se Inspektoriati i Mjedisit pranë Portit të Durrësit pritet të nisë një hetim për të zbuluar ndotësit, ndërsa materialet më tej do t'i dërgohen prokurorisë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vajra-dhe-karburant-ndotet-porti-i-peshkimit-ne-durres