Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ermir Simoni 43 vjeç nga Vau Dejësi, mbeti i plagosur me armë zjarri rreth orës 12.30 minuta të së premtes, 11 maj 2018.

Ai ka qënë duke punuar në servisin e makinave që ka në pronësi me të vëllanë, pranë hidrocentralit të Vau Dejësit, kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas grupit hetimor nga verifikimet e para dhe dëshmitë e marra prej punonjësve të servisit, autorët kanë mbërritur dy herë brenda ditës në këto mjedise. Fillimisht në orët e para të mëngjesit ato kanë qënë duke lëvizur me një mjet tip Benz, kur kanë kërkuar takim me të vëllain e 43 vjeçarit, e më pas rreth orëve të drekës ato kanë ardhur me një furgon.

Pasi ka patur një debat në mjediset e brendshme janë dëgjuar të shtëna me arme, ku është qëlluar me pistoletë 43 vjeçari Simoni, si dhe janë goditur punonjësit e tjerë.

Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që 43 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Hetimet vijojnë nga policia lokale, ndonëse ka vështirësi për identifikimin e autorëve, pasi sipas dëshmive të para të punonjësve të servisit nuk janë nga zona e Vau Dejësit. Gjithashtu problem është edhe fakti se kamerat e sigurisë që servisi kishte të vendosura, nga policia është konstatuar se ishin jashtë funksioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagosje-me-arme-zjarri-ne-vaun-e-dejes