Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 nga tre pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të arrestuar për korrupsion.

Trupa gjykuese dha arrest me burg për Albert Riska 55 vjeç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin 54 vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet dhe arrest shtëpie për Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser dhe studenti Marius Calja.

Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç, edhe këta të dyshuar e kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-pedagoget-e-elbasanit-dalin-para-gjykates