Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy makina janë gjetur të djegura në fshatin Bunavi të Vlorës.

"Bëhet fjalë për një makinë, tip furgon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ''Golf'', i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti" raporton policia e Vlorës

Djegia ka ndodhur gjatë natës por raportimi në polici është bërë sot në mëngjes. Makinat e djegura në distancë 200 metra larg njëra tjetrës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

"Pronari i furgonit është nga Babica e Vlorës dhe e kishte denoncuar të vjedhur. Ndërsa pronari i mjetit të dytë Golf është nga Vlora " informon gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Ndërkohë ngjarja vjen pak ditë pasi po në Vlorë u dogjën dy makina të tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/digjen-dy-makina-ne-vlor