Surprise Me!

Report TV - Lezhë, gjendet një skelet njeriu, dyshohet i kohës së komunizmit

2018-05-15 0 Dailymotion

Një skelet njeriu është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezhës, teksa punonjësit e bashkisë gërmonin për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes.

Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se ato mund ti përkasin viktimave të komunizmit, pasi fare pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë edhe dega e punëve të Brendshme.

Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmëruar Agjensia e Shërbimit Arkeologjik. Menjëherë pas lajmërimit ekspertët e Agjensisë së Shërbimit Arkelogjik kanë mbërritur në vendin ku u gjet skeleti.

Ata kanë nisur verifikimet për rastin, por nuk e kanë komentuar atë, duke pritur kryerjen e të gjitha veprimeve për të arritur në konkluzione përfundimtare.

Buy Now on CodeCanyon