http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një natë hollivudiane. Kështu mund ta pagëzojmë mbrëmjen e tetë të Dancing With the Stars.

Në teatrin e kërcimit, magjia e filmave më të mirë të Hollivudit mbërriti për më shumë se dy orë transmetim, e kuruar jo vetëm me koreografitë, por edhe me kostumet dhe shkëlqimin e personazhe më të njohur në botën e kinematografisë.

Kërcimi i dashurisë, ?Dirty Dancing? ama nuk ka qenë fatsjellës për Niko Komanin që në këtë takim të tetë me publikun la garën, pas një dance off-i me aktorin Amos Zaharia.

Kjo ishte hera e dytë që Niko Komani dilte në sfidën e eliminimit e emocionet e garës ishin të mëdha, që në kërcimin e parë.

Bashkë me Nikon nga gara largohet edhe Adela. Balerina e shumëduartrokitur do t?i mungojë teatrit të kërcimit pasi është gati të nisë karrierën e saj në SHBA.

Në garën për çmimin e madh të Dancing With the Stars mbeten 7 çifte që premtojnë të sjellin të premten e ardhshme në teatrin e kërcimit më shumë sfida.